Vizitoni BE

Që ta njihni më mirë

UDHËTIM NË EVROPË

Projekti "Udhëtim në Evropë" është motivuar nga pamundësia e të rinjve kosovarë për të njohur
Evropën përmes një përvoje të drejtpërdrejtë. Studentët e universiteteve në Kosovë, të cilët
pretendojnë të jenë bartës të zhvillimit të vendit në vitet në vazhdim, përballen me vështirësi për të
udhëtuar jashtë vendit për shkak të problemeve me viza, rrethanave sociale e financiare, dhe shpesh
shumë prej tyre nuk kanë parë vend tjetër pos të vetin.

Ideja kryesore e projektit është që studentëve të dalluar të universiteteve në Kosovë t'iu mundësohet
të marrin viza Schengen dhe bileta treni Inter-rail në mënyrë që verën ta kalojnë duke udhëtuar nëpër
vendet e Evropës sipas zgjedhjes së tyre.