Vizitoni BE

Që ta njihni më mirë

Konkursi 2016

Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut - Kosovë (YIHR KS) vazhdon rrugën drejt Evropës. Pas suksesit dhe mundësisë që iu dha 131 të rinjve/rejave që të udhëtojnë nëpër shtete të ndryshme të Evropës gjatë verës së 8 viteve të kaluara, YIHR KS sërish organizon projektin "Udhëtim në Evropë".

Edhe këtë vit, YIHR KS do t'iu ofroj mundësinë e njëjtë 12 studentëve/-eve më të mirë/-a të universiteteve në Kosovë. Të përzgjedhurit/-at e këtij konkursi fitojnë viza Shengen (30 ditore), bileta treni Inter-rail, si dhe mundësinë për të udhëtuar nëpër Evropë sipas zgjedhjes së tyre.

Kushtet elementare për përzgjedhje janë:

  1. Kandidatët/-et duhet të jenë studentë/-e të vitit të fundit të studimeve apo absolventë/-e të studimeve bazike (Bachelor), të moshës deri në 26 vjeç (kandidati/-ja duhet të dorëzoj një vërtetim origjinal nga fakulteti që dëshmon se është në vitin e fundit të studimeve);
  2. Nota mesatare duhet të jetë të paktën 8.5 (kandidati/-ja duhet të dorëzoj indeksin ku tregohen provimet e kaluara dhe vërtetimin origjinal ku tregohet nota mesatare - certifikata e notave, të lëshuar nga fakulteti enkas për aplikim në projektin "Udhëtim në Evropë");
  3. Njohja e gjuhëve të huaja: anglisht, gjermanisht, frëngjisht dhe/apo italisht.
  4. Prioritet do të kenë ata/ato kandidatë/-e të cilët/-at nuk kanë pasur rastin të udhëtojnë jashtë vendit gjatë 5 viteve të fundit.

Aplikacioni i kompletuar duhet të përmbaj:

Formën e plotësuar të aplikacionit; Vërtetimin origjinal të lëshuar nga fakultetit enkas për aplikim në projektin "Udhëtim në Evropë", i cili dëshmon që kandidati/-ja është në vitin e fundit të studimeve; Certifikatën origjinale të notave ku specifikohet edhe nota mesatare; Indeksin e notave; Pasaportën (valide të paktën deri më 1 shtator 2016). Kandidatët/-et e interesuar/-a duhet të dërgojnë aplikacionet e tyre (formën e aplikimit së bashku me dokumentet tjera përcjellëse për aplikim) personalisht në adresën:

Për konkursin: "Udhëtim në Evropë" Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut - Kosovë Rr. Gustav Meyer 6, kati II-të 10000 Prishtinë, Kosovë

Afati i fundit për aplikim: 23 qershor 2016 (ora 16:00).

Vetëm aplikacionet e kompletuara të cilat arrijnë në adresën e caktuar do të merren parasysh. Aplikacionet e dërguara pas mbylljes së konkursit ose të cilat përmbajnë të dhëna të pasakta, nuk do të merren në shqyrtim. Vlefshmëria dhe vërtetësia e dokumenteve do të verifikohet.

Shkarko formën për aplikim