Vizitoni BE

Që ta njihni më mirë

Udhezime per Udhetimin

Europe

Para jush është harta e Europës. Historinë e saj të bujshme e keni të njohur, si dhe pozitën gjeografike e klimën. Megjithatë, kur të përjetoni ndjenjën e aromës, ngjyrave dhe shijeve të një vendi, si dhe mikpritjen e banorëve te saj do ta kuptoni që ato nuk mund të krahasohen me asnjë orë të gjeografisë. Pra le të kalojmë nga teoria në praktikë!

Projekti “Të udhëtojmë në Europë” Nismws së të rinjve për të drejtat e njeriut në Kosovë do t’iu hap kufinjtë dhe do t’iu ndihmojë që të kuptoni pse me miliona bashkëmoshatarë të juaj çdo verë vrapojnë që të takohen me zonjën tonë të vjetër, Europën. Mozaikun të cilën do ta formoni nga shpirti urban, pejsazhet rurale dhe mentalitetet e ndryshme të popujve europianë do t’iu ndihmojë që të arrini një pamje për të tjerët, por edhe për vehte. Për atmosferën në udhëtime duhet të kujdeseni vetë, ndërsa ne jemi këtu që t’iu udhëzojmë për atë që ju pret në këta muaj ngacmues.

Në mënyrë që të jeni në dijeni për të paktën një pjesë të aventurës të cilën e keni përpara, ne iu ofrojmë informata për trenat, vendet ku mund të flini dhe të hani, dhe si mund të përfitoni nga çmimet më të ulëta për shumë gjëra.

Të gjitha pyetjet dhe sugjerimet i dërgoni në traveltoeurope@yihr.org